"Kanalin ta bëni xixë se ka ardhur SPAK" Zbardhen përgjimet për tenderin dhe naftën në bashkinë Lushnje

Ora News ka arritur zbardhë 2 përgjime në dosjen e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kundrejt të arrestuarve në bashkinë e Lushnjes.

Mes të arrestuarve është edhe ish-kryebashkiakun e Lushnjes tashmë, Fatos Tushe, he punonjës të bashkisë së qytetit, të cilët në përgjimet e prokurorisë dëgjohen teksa diskutojnë për tenderin e rehabilitimit të një kanali ujitës.

Në datën 05. 10. 2020 Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami diskutojnë për ankesën që BOE Avdyli shpk bëri në KPK, lidhur me tenderin në bashki, ku u paraqitën: BOE Avduli shpk dhe Bahas shpk, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk.

Ndërsa fitues për tenderin ishte Euroalb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin.

Por edhe pse firma EuroAlb shpk fiton tenderin, punimet dhe përfitimin real të të ardhurave, i ishin përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami.

Kjo sipas prokurorisë shfaq interesin e Lamit të drejtpërdrejtë, pasi ky i fundit ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Flamur Peqinin,  drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike në bashki, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati.

Në bisedë me Flamur Peqinit, i kërkohet Ibrahim Lamit të bëjë ndonjë ndërhyrje në KPK dhe t'i thotë shefit për çështjen lidhur me tenderin.

Flamuri i thotë se KPK i ka kërkuar letrat dhe se drejtor ishte shtetasi J., madje ankesa është marrë në shqyrtim nga një komision i drejtuar nga J. M.

SPAK dyshon se janë ndryshuar dhe numrat e protokollit pasi në përgjime palët regjistrohen duke thënë se nuk ka më të tillë dhe nuk po i gjejnë dot.

Ndërkaq Peqini i kërkon në datë 21 janar 2021 që në kanal të bëhen punët ''xixë'' kjo për shkak se ka shkuar SPAK.

SPAK në dokumente shprehet se Lami ka qenë përfituesi i tenderit edhe pse nuk ka konkurruar.

Ndërsa në tender edhe Euroalb nuk plotësonte kriteret si kokore, jelekë, prozhektorë.

Furnizmi me naftë

Flamur Peqini veç furnizimit me karburant të makinave të bashkisë lejon një furnizim të tillë edhe për persona të tjerë.

Flamuri telefonin në datën 05 gusht furnitorin e karburantit dhe i thotë ''hidhi asaj me tre teta o burrë i dheut. Shpejto tani direkt ajo me tre teta e ke parasysh është çuni i shefit''.

Para kësaj bisede Fatos Tushe ka telefonuar Flamur Peqinin

''Janë çunat aty more Mule, nuk i the gjë atij, ai i ka thënë jo nuk ka thënë gjë Flamuri.''

Sipas prokurorisë personi që ka furnizuar me karburant makinën dyshohet të jetë Brigel Lami, djali  Ibrahim Lamit.

Në përgjimin e datës 05.08.2020 Danjeli thotë se i ka hedh 85 litra, Flamuri e pyet ''po ajo tjetra sa mori'', ndërsa Danjeli i përgjigjet 83.

Vendimi për masën e sigurisë është dhënë nga kjo gjykatë me datë 5 korrik 2021, me kërkesë të prokurores së SPAK-ut Manjola Kajana.

Në lidhje me hetimet për abuzimin në tendera në dosje thuhet se Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë Euro Alb shpk me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

Shpërdorimi i karburantit dokumentohet dhe në furnizimin e shtetasit F.F I cili në 28 korrik 2020 telefonon kryetarin e bashkisë Fatos tushe dhe i thotë që do ikë me pushime e do futet në Lushnje nga ora 07 e 30.

Në datën 29 korrik 2020 në karburant ishte Flamur Peqini dhe futet një makinë Tojota, pasi furnizohet largohet pa bërë pagesë.