Gjysmëfinalja/ Ndryshimet mes lojës së Anglisë dhe Danimarkës

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Florian Riza, ka shpjeguar ndryshimet e lojës mes Danimarkës dhe Anglisë, të cilët po luajnë në gjysmë finale.

Sipas Rizës, Danimarka është më e freskët në lojë për shkak të ndërrimeve të lojtarëve.

"Është një ndeshje që Danimarka i ka bërë të 5 ndërrimet, këto 5 ndërrime janë  gjysma e lojtarëve aktivë në fushë përveç portierit dhe ka rikuperuar të gjithë energjitë, ndërkohë Anglia nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Nuk e di tani se sa do të ndërhyjë ai në shtesën e parë dhe direkt sapo të mbaroj ndeshja duhet të ndërhyjë me zevëndësimet. Danimarka është më e freskët në fushën e lojës."