Rama ultimatum drejtuesve të policisë: Keni 100 ditë kohë të gjeni të infiltruarit!

Kryeministri Edi Rama i ka lënë 100 ditë kohë drejtuesve të policisë për zbatimin e reformës si dhe për kontrollin e territorit siç tha ai në çdo metër katror të vendit. Madje në të njëjtin afat kreu i qeverisë deklaroi dhe për largimin e atyre efektivëve apo drejtuesve që luajnë me dy porta

"Keni 100 ditë kohë. 100 ditë për ta rivënë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë të plotësuar duke e parë policinë e shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini se për këtë arsye edhe jeni zgjedhur, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe me policinë.

Në këto 100 ditë duhet të jepen shembujt e qartë që nuk ka pandëshkueshmëri në policinë e shtetit. 100 ditë! Ky është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark. Kjo duhet bërë në respektin e vetes, të masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse i paguan kostos një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe që duhet të shkojë para drejtësisë. Ju nuk e keni fare problem t’i gjeni, t’i kapni për krahu e t’i çoni para drejtësisë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë, qakej, që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë," tha Rama.

Në bregdet por edhe në çdo zonë Rama kërkoi sigurimin e orës policore për të ndaluar muzikën. Për rastet kur janë lejuar kryeministri kishte dhe një etiketim për uniformat blu.

"Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin," tha ai.

Situate të rënduar kryeministri evidentoi për dhunën në familje duke e cilësuar të papranueshme neglizhencën e denoncimeve që kanë bërë gratë. Madje në këtë rast ai shigjetoi dhe gjyqësorin.

"Është shumë shqetësuese që në komisariate të caktuara shpërfillen totalisht klithmat e grave që dhunohen," tha kreu i qeverisë.

Policia theksoi Rama duhet të njohë mirë ligjin edhe në rastin e kodit rrugor, ku kërkoi të mos lejohet rryshfeti.

"Që asnjë qytetar i Republikës së Shqipërisë të ndeshet me një polic që e ndalon dhe i kërkon lekë, që e ndalon dhe i thotë o patentën, o lekët," tha Rama

Bregdeti do të jetë prioritet I qeverisë, ndaj rama kërkoi ndjekje penale për shkelësit

"Në Parlament në muajt e fundit ka kaluar një tjetër paketë përforcuese e fuqisë së ligjit në raport me mbrojtjen e territorit," tha Rama.

Në fjalën e tij Rama theksoi se nuk renditet në krah të komentatorëve kur flitet për vrasjet, por shtoi se është në krah të policisë në betejën për rendin. E këtu ai kishte dhe një krahasim me SHBA.

"Shqiponja, skifterë, çakej që rinë si të infiltruar brenda trupit duhet të shkojnë para drejtësisë," përfundoi Rama.