Ndryshimet në polici, Rama: Drejtimi në dorë të njerëzve me rezultate dhe standarde drejt nivelit evropian

Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me strukturat policore tha se ndryshimi në policinë e shtetit është i qartë.

Ndryshimet tha ai u bënë për faktin që në krye të policisë të ketë njerëz me integritet, profesionalizëm dhe rezultate.

Ndër të tjera ai përmendi dhe prioritetet që duhet të ketë policia dhe si prioritet ët parë renditi marrëdhënien e policisë me qytetarët.

Rama: "Qëllimi i ndryshimeve në policinë e shtetit është shumë i qartë. Është që njerëz me profesionalizëm, njerëz me integritet, rezultate të marrin në dorë drejtimin e policisë në këtë fazë të re. Një fazë e re e projektuar prej kohësh, e përshpejtuar edhe nga ngjarjet e fundit që kërkon ngjitjen e mëtejshme në një nivel mesatar evropian, në mesataren evropiane me shifra dhe standarde të policisë së shtetit. Nëse do të rendisja prioritet me numra do thosha prioritet numër 1 është raporti me qytetarin, që kërkon që patrullat e rendit, forcat Shqiponja, policia rrugore deh ajo kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje shumë të fortë dhe lëvizje shumë domethënëse brenda për brenda.

Prioriteti i 2 është kontrolli i plotë mbi territorin në sensin e mbrojtjes pa kompromis. Nuk mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme mbi trupin e Shqipërisë. Policia është gardiane për pacenueshmërinë e trupit të këtij vendi. Prioriteti 3 është standarti unik në zbatimin e ligjit. Lufta e vendosur kundër dopio standardit. Nuk mund të ketë 2 standarde për të njëjtin ligj. Nga policia duhet të mësojnë të gjithë."