"Pse po ndërtohet pa leje?" Rama: Ka vetëm 1 arsye, korruptimi i punonjësve të policisë

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me drejtuesit e policisë vendore, teksa ka thënë se krimi i ndërtimeve pa leje bëhet në sy të tyre.

Rama tha se e vetmja arsye që po ndërtohet pa leje është korruptimi i punonjësve të policisë së shtetit.

Kryeministri gjatë fjalës së tij tha se shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë kostot e larta të ndërtimeve abuzive.

"Për cilën arsye në botë ne duhet të kemi ndërtime pa leje. Vetëm për një arsye, korruptimi i punonjësve të policisë së shtetit. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Bashkëpunimi në krim. Ndërkohë që në Parlament, në muajt e fundit ka kaluar një tjetër paketë përforcuese e fuqisë së ligjit në raport me mbrojtjen e territorit. Kostot e ndërtimeve abuzive  janë marramendëse për shtetin shqiptar dhe qytetarët nuk kanë arsye të paguajnë asnjë cent, jo më miliona për ato kosto," tha Rama.