Ora News zbardh dosjen e plotë për bashkisë Lushnje, akuzat për të arrestuarit dhe aferat me tenderat
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi ka arritur të sigurojë dosjen e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kundrejt 11 të arrestuarve në bashkinë e Lushnjes.
Mes të arrestuarve është edhe ish-kryebashkiakun e Lushnjes tashmë, Fatos Tushe.
Vendimi për masën e sigurisë është dhënë nga kjo gjykatë me datë 5 korrik 2021, me kërkesë të prokurores së SPAK-ut Manjola Kajana.
Në lidhje me hetimet për abuzimin në tendera në dosje thuhet se Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë Euro Alb shpk me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.
Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer Ibrahim lami, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.
Në dosje sqarohet se hetimi për kryebashkiakun e Lushnjes ka nisur që në datën 22 korrik 2020 pas një referimi të policisë së shtetit.
Në kallëzim policia shpjegonte fillimisht se shtetasi Flamur Peqini, drejtor në Bashkinë e Lushnjes, kryente procedura fiktive dhe korruptive me tenderat, duke përmendur si rast konkret vendosjen e shtyllave të elektrikut para zhvillimit të tenderit.
Policia e ka denoncuar këtë shtetas edhe për shpërdorimin e karburantit në sektorin që drejtonte.
Arrest me burg:
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e ankande publike
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk akuzohet për veprën penale falsifikim i dokumenteve
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk akuzohet për veprën penale falsifikim i dokumenteve
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale ndërtim pa leje
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale shleje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë
Në arrest shtëpie:
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, u shkarkua nga detyra një ditë pasi SPAK njoftoi arrestimin e tij me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit në tendera.
Me vendimin e datës 6 korrik, por që publik u bë vetëm me 7 korrik, Këshilli i Ministrave ka vendosur të largojë nga detyra të zgjedhurin e PS-së.

