Rama me tona të ashpra: Ata që shkelin ligjin e zaptojnë rërën, janë tutorët e Policisë së Shtetit

Në një konferencë së bashku me Policinë e Shtetit, kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra kundrejt policisë.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, ku më e rënda ishte ajo në Velipojë me 4 viktima, Rama tha se ata që prodhojnë ngjarje të tilla janë ata që kontrollojë policinë e shtetit.

Rama: Dua të nënvizoj një fakt sfidues për ligjin, shtetin dhe policisë. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin? Tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësirë abuzivizmi të atillë që degjeneron deri në krisma dhe në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty në lokal.

Kush janë këta? Jua them unë kush janë këta: janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore, janë korruptuesit e policisë së shtetit, janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë dhe që tërheqin për hunde policin, shefat e komisariateve duke i kthyer në roje të aktivitetet të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës, ishte një rast alarmant. E kam ndarë një gjë të tillë me ministrin e Brendshëm edhe me drejtorin e Policisë, që ai rast duhet të kishte pasur ndjekje penale gjithë komandën drejtuese të policisë në Sarandë, jo masa ordinare, por përjashtim imediat e ndëshkim penal.

Kush e mban përgjegjësinë për sakatimin dhe nxjerrjen e armëve në 1 të natës në lokal? Përveç se ata që kanë lejuar që ai aktivitet të zhvillohet në kundërshtim me ligjin, dhe jo në ndonjë luginë ë humbur, por në mes të qytetit. Sfidim i hapur ndaj qytetarit të lirë dhe të mirë të shoqërisë.