Rusia ofron vaksina për Korenë e Veriut, ndërkohë vendi kalon krizë ushqimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 14:16
Rusia ka adresuar një ofertë te re, për t'i ofruar vaksina Koresë së Veriut, në një kohë ku kjo e dyta ndodhet në krizë ushqimore , për shkak të izolimit të rreptë si pasojë e pandemisë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un pranoi muajin e kaluar se vendi i tij po përballej me një "krizë ushqimore".
Në të kaluarën ai kishte refuzuar ofertat për vaksina nga disa vende raporton CNN.
Rusia është një nga vendet që janë ofruar për të ndihmuar, duke deklaruar më parë për Korenë e Veriut se "jo të gjithë mund të durojë kufizimet e rrepta, që vendi kishte vendosur", ndërsa të mërkurën Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska ka i ofruar vaksina Koresë së Veriut.

