"Turp i madh" Besnik Çinari revoltohet për vajzat që nxjerrin shalët në televizion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2021, 19:51
Aktori i humorit shqiptar, Besnik Çinari teksa flet për brezin dhe artistët e rinj komenton veshjet e vajzave të televizionit. Humoristi thotë për emisionin "Ora Verore", se skenat seksuale në filma nuk janë banalitete për të. Sipas Çinarit, veshjet e vajzave të ekranit me fustane të shkurtra janë banalitet.
Ronaldo Sharka: I ke parë filmat e rinj? Si të duken? Për shembull, Drilon Hoxha në filmin e tij ka skena seksuale.
Besnik Çinari: Më vjen keq për femrat që dalin në emisione televizive, që bëjnë prova para pasqyrës në shtëpi se si të duken. Turp i madh! Mirë që shoh vajza të reja (që vishen me të shkurtra), por shoh edhe 60-vjeçaret. Banaliteti nuk është në filma, banaliteti është te televizionet, nuk duhet t'i lejojnë.

