Drane Xhai flet për bashkëshortin e ndjerë: Pa mbështetjen e burrit tim, nuk do të kisha arritur këto rezultate

Aktorja shkodrane, Drane Xhai e ftuar në emisionin "Ora Verore" ka folur rreth viteve të saj të rinisë, duke përmendur bashkëshortin e ndjerë.

Artistja pohon për gazetarin se, pa mbështetjen e bashkëshortit  nuk do të kishte suksesin që ka arritur sot.

Ronaldo Sharka: Si ka qenë rinia juaj. Sa shumë e kthenin kokën meshkujt për ju në kuptimin e mirë të fjalës?

Drane Xhai: Bukuria nuk është merita ime, është ajo që më ka dhënë Zoti dhe prindërit e mi. Unë kam pasur fat të madh, sepse kam pasur një bashkëshort të jashtëzakonshëm. Për aq vite sa kam jetuar më të, e kam pasur krahun tim të djathtë. Ka qenë mbështetja ime më e madhe, sepse për një artiste sidomos femër, është shumë e vështirë nëse nuk ke përkrahjen e familjes e për më tepër të bashkëshortit. Ne kemi punuar pa orare, kemi bërë turne shumë të gjata. Kanë qenë kohë shumë të vështira. Pa mbështetjen e burrit tim, nuk do të kisha arritur këto rezultate, që kam arritur.

Për të parë intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=6lvcB_zEp8I