Artistët pa mbështetje nga shteti, shpërthen Besnik Çinari: Marr pension qesharak, turp kombëtar

Pas artistes Drane Xhai as aktori i humorit shqiptar, Besnik Çinari nuk kurseu komentet, për të shprehur pakënaqësitë që ka rreth pensionit qesharak që merr.

Ai pohon për emisionin "Ora Verore" se nuk ndihet i vlerësuar për punën artistike që ka bërë ndër vite. Çinari gjithashtu i cilëson pensionet e vendit tonë  "turp kombëtar".

Ronaldo Sharka: Thuhet se artistët e brezit tuaj merrni mijëra euro pension. Sa e vërtetë është?

Besnik Çinari: Unë e kam pensionin 295 mijë lekë të vjetra, gruan pa punë, vajzën pa punë. A e imagjinon se si mund të jetohet me këtë pension?  Unë kam qenë në Amerikë, Kanada e Gjermani, por tani në moshën që jam, nuk më ftojnë më. Prandaj për punën që kam bërë, duhet të ma vlerësonin. Nuk e kisha menduar që pas 31 viteve  demokraci, ta ketë fshatari pensionin 90 mijë lekë të vjetra. Ky është një turp kombëtar.

Për të parë intervistën e plotë shikoni videon: