‘Gjaku lahet me gjak’/ Mesazhi i lënë për autorët e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

“Gjaku lahet me gjak”. Një mesazh kërcënues u shfaq mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare La Favorita në Mantua ku ndodhi rrahja brutale e 23-vjeçarit shqiptar Atilio Ndreca, i cili humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi midis të enjtes dhe të premtes së kaluar, ku shqiptari 23-vjeçar bashkë me italianin Pierfrancesco Ferrari, 35 vjeç nga San Giorgio Bigarello, u rrahën brutalisht shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri.

Si pasojë Ndreca, humbi jetën, ndërkohë Pierfrancesco Ferrari përfundoi në koma.

Ndërkohë mesazhi “Gjaku lahet me gjak”, dhe që aludon në një hakmarrje ndaj grupit të banditëve u gjet nga karabinierët që po hetojnë së bashku me Prokurorinë. 

Nga këto rroba hetuesit shpresojnë që të mund të bien në gjurmët e autorëve.

“Para se të gjenden nga ndonjë që do dojë të aplikojë rregullat e nderit të Kanunit, kanuni shqiptar që aplikohet ndonjëherë nga fiset”, shkruan La Repubblica.

Paraprakisht dyshohet se ka të bëjë lidhur me mosmarrëveshjet për tregtinë e drogës, por deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar.