SPAK dhe FNSH "bastis" bashkinë e Lushnjes, shikoni se si nxirren të arrestuarit me pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar ditën e sotme në bashkisë Lushnje, ku kanë arrestuar 10 persona, ku është shoqëruar edhe kryebashkiaku i këtij qyteti, Fatos Tushe.

Ora News sjell pamje nga momentet ku policia futet në zyrat e bashkisë, si dhe kur fut në furgon të arrestuarit.

Të shoqëruar dyshohen për abuzime me tendera në këtë bashki.

Emrat e zyrtarëve të arrestuar janë Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami dhe Gazment Çela.

Finalizimi i operacionit anti-korrupsion në bashkinë Lushnje vjen një ditë pas deklaratës së kreut të SPAK, Arben Kraja.

Arben Kraja paralajmëroi një ditë më parë se do ketë zyrtarë të ndaluar për shpërdorim të fondeve publike.

Policia e shtetit pritet të dalë në deklaratë në lidhje me operacionin anti-korrupsion që është finalizuar sot me urdhër të SPAK.

Kontrolle ka pasur në zyrën e kryebashkiakut dhe në zyrat e kadastrës. Do të bëhet gjithashtu edhe një kontroll i befasishëm në banesat e personave të shoqëruar.