FNSH dhe RENEA në aksion, kush janë të ndaluarit në Bashkinë e Lushnjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2021, 10:48
Ora News zbardh listën e emrave të 10 të arrestuarve nga FNSH dhe RENEA në ambientet e Bashkisë së Lushnjes me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Mes tyre është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje.
Gazment Çela, është zëvendës drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike, ndërsa Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.
Të ndaluarit akuzohen për shpërdorim të fondeve të pasurive publike dhe korrupsion.
Gazetarja Keti Banushi informon se bëhet fjalë për 24 milion lekë të reja tenderi për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese.
Personat e shoqëruar:
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turaku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Xhemal Hasko
Gazment Çela
