Pamje nga vendngjarja/ 20-vjeçari ndërron jetë pas shpërthimit të gomës së kamionit në Durrës
Ka qenë tragjike dita e sotme e punës së një 20-vjeçari në Kënetë të Durrësit, pasi gjatë ndërrimit të një gome, ai ka ndërruar jetë.
Mësohet se i riu ka qenë duke ndërruar gomën e kamionit, kur ajo ka plasur duke e përplasur te hekurat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes mund të shihen një këpucë e të riut, si dhe njolla gjaku në pjesën e hekurave ku ai është përplasur.
Ndërkohë, dëshmitarë okularë shprehen se ambulanca erdhi pas rreth 45 minutash
20-vjeçari ka qenë duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer dhe si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
''Ambulanca ëhstë vonuar rreth 45 minuta. Policia është vonuar nja 15 minuta. Ne ishim në kafe, vetëm dëgjuam zhurmën, vetëm pamë djalin që ishte përplasur te hekurat. Ambulanca njëherë katastrofë. Nëse bën aksident vjen për 2 minuta dhe të vë gjobë, por nëse vdes dikush nuk duan t'ia dinë nëse je sorrë a pulë, apo njeri.''
Sipas banorëve të zonës, djaloshi i ri kishte 2 vite që punonte në këtë servis.


