Zbardhen akuzat për kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 zyrtarët e tjerë, për çfarë akuzohen

Ora News ka siguruar vendimin e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar për 11 të arrestuarit në bashkinë e Lushnjës.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.199 darë 22.07.2020 në bazë të materialit referues nga policia gjyqësore dhe ka vijuar hetimet për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike," "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike", dhe "Shpërdorimi detyrës", "Falsifikim i dokumenteve."

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprës penale të "Shpërdorimit ët detyrës" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Falsifikim i dokumenteve", kryer në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 datë 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest me burg për shtetasit:

-Fatos Tushe, kryetar i bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim;

-Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmmarjes së Pasurisë publike në bashkinë Lushnje i dyshuar për  kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprëës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu Gjykata ca caktuar masën e sigurimit "arrest në shtëpi" për të hetuarit:

-Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Margarita Gjermëni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së brazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

-Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ani Simoni, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

Hetimet e procedimit penal vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi.

 

Dokumenta bashkëngjitur