Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Basha: Fillim i mbarë, varet nga aftësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tusha reagon kreu i PD-së Lulzim Basha.

"Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi," shkruan Basha.