Rama: Kryetari i Bashkisë së Lushnjës s'ka mbrojtje nga PS, të përgjigjet vetë para drejtësisë
Lidhur me operacionin e SPAK të zhvilluar ditën e sotme në Lushnje, ku mes 10 të prangosurve, është shoqëruar edhe kryetari socialist i bashkisë së Lushnjës.
Rama shkruan në Twitter se kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë.
Rama shton se çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.
Rama: Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.

