Aventura e klubeve shqiptare në Europë, Partizani e Teuta njoftim për shitjen e biletave

Klubet shqiptare bëhen gati për aventurën euripiane ku do të luajnë prestigjin e tyre e pêr më tepër edhe mundësinë për të mbushur arkat duke qenë se vijnë pas një viti të vështirë.

Të martën do të debutojë fillmisht Teuta në raundin e parë eliminator të Champions League, turneu më prestigjoz i futbollit në Europë dhe do të ketë përballë Sheriff Tiraspol.

Kubi durrsak njoftoi se ka nxjerrë në shitje biletat për duelin në "Niko Dovana" i cili luhet në orën 19:00.
Sipas njoftimit do te lejohet 30% e kapacitetit te stadiumit në Durrës dhe madje edhe masa anti-covid për tifozët.

"Ndeshja Teuta-Sheriff Tiraspol, e vlefshme për turin e parë të Champions League, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 19:00 në “Niko Dovana” do të luhet me 30% të kapacitetit të stadiumit.

Tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19 dhe distancën sociale brenda dhe jashtë stadiumit.

KF Teuta fton tifozët të pajisen me biletë për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspol. Biletat do të dalin në shitje nga e marta pranë biletarisë së stadiumit “Niko Dovana”.

Çmimi i biletave do të jetë 500 lekë për tribunat A-B dhe 300 lekë për tribunën C (pjesa ballore).

UEFA njofton se lejimi i pranisë së publikut deri në 30% të kapacitetit të stadiumit duhet të jetë sipas rregullave anti-covid. /KFTEUTA/".

Të enjten ndërkohë do të jetë radha e Partizanit në Raundin e parë eliminator tê Conference League ndaj moldavëve të Sfintul e cila do të luhet në Selman Stërmasi në orën 20:00 dhe klubi zbulon edhe masat që duhet të kenë parasysh tifozët.

INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE
LIGA KONFERENCES | TURI I
FK PARTIZANI –FC SFINTUL GHEORGHE
E ENJTE 08 KORRIK
ORA 20:00
STADIUMI "ELBASAN ARENA"

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore A1, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat përballë C3, D, E, F, G1, do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Martë e në vazhdim ora 10:00 deri 20:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu nga dita e mërkurë Biletat mund ti gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 edhe pranë pikes së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena” në Ebasan.

????️Në këtë takim prezenca e publikut do të lejohet vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit. Sipas protokolleve të UEFA-s tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19:
Tifozët nuk duhet të hyjnë në stadium të organizuar dhe të respektojnë dictancën sociale brenda dhe jashtë ambienteve të stadiumit.
Tifozët duhet të respektojnë distancën sociale që në hyrje të stadiumit duke mbajtur masken, si dhe të bëjnë dizinfektimin e duarve.
Gjatë qëndrimit në tribuna tifozët duhet të përdorin ulëset sipas numrit të biletës që disponojnë.
#PërjetMeTyPartizan".