Mourinho tenton Marcelon, nis "lufta" me Ancelottin dhe Real Madridin
Dëmtimi i Leonardo Spinazzolas mund të sjellë zhvillime interesante edhe te Real Madrid. Jo vetëm sepse madrilenët ishin të interesuar për ta blerë mbrojtesin italian, por tani rrezikojnë të humbasin edhe një lojtar si Marcelo. Siç mësohet, José Mourinho i ka telefonuar Marcelos për të konfirmuar interesin e tij për ta afruar në Romë dhe në orët e fundit po përpiqet ta bindë atë për një transferim të tillë.
Pozicioni i mbrojtësit të majtë te verdhekuqtë, ishte më se i mbuluar, por këputja e tendinës së Akilit të Spinazzolas ndaj Belgjikës, e cila do ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj, kur ai ishte një nga lojtarët në Kampionatin Evropian, ka prishur planet e Mourinhos.
Trajneri ka nisur të telefonojë kandidatët dhe e ka bërë me Marcelon por operacioni nuk do të ishte i lehtë, sepse siç konfirmoi Florentino Pérez, synimi është që mbrojtësi brazilian të përfundojë vitin që mbetet nga kontrata e tij deri në 2022.
Verën e kaluar u duk se e ardhmja e Marcelos do të ishte te Juventusi, por tani largimi i Ramos e ka bërë atë kapitenin e parë te Real Madrid dhe ai do të jetë nën urdhrat e Carlo Ancelottit në projektin e tij të ri në krye të 'los blancos. Paga, 8 milion euro neto, peshon në llogaritë e klubit, veçanërisht duke marrë parasysh formën e dobët të Marcelo në dy sezonet e fundit, veçanërisht në të fundit, ku Mendy i ka marrë vendin e titullarit.
Vetëm një dalje e hapur e Marcelos për t'u larguar do të ndryshonte situatën në mënyrë radikale por duke qenë një besnik i Ancelottit, Mourinho do ta ketë të vështirë ta ketë benjaminin e tij te Roma.
