Stefa: Njerëzit prisnin më shumë nga Belgjika, por kishte përballë skuadrat më të vështira
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, gazetari Gjergj Stefa, është shprehur se njerëzit prisnin më shumë nga Belgjika.
Ai thotë se e kishte menduar se Belgjika do e kishte të vështirë të fitonte trofeun, pasi sipas tij, në një periudhë kohore prej 15 ditësh, iu desh të luante përballë dy skuadrave shumë të vështira.
“Nuk pati shumë surpriza, njerëzit prisnin më shumë nga Belgjika, sepse e konsideronin në fillimin kompeticionit si skuadër favorite. Por megjithatë nuk ka asnjë habi që Italia në një ditë të mirë mund të mund këdo.
E mendoja se Belgjika do e kishte shumë të vështirë ta fitonte trofeun se shorti për ta nuk ishte e lehtë. Sepse njëherë do luanin me Portugalinë, më pas me Italinë, më pas me Spanjën, dhe më pas edhe finalen. Pra në harkun kohor të 15 ditëve do luanin përballë ndeshjeve më të vështira.”
