“Ka stil ketri”/ Riza-Sulçes: Ai është dy metra burrë, gazetari: Ti merr metrin dhe i mat njerëzit?
Në emisionin e “Euro 2020” në RTV Ora, nuk kanë munguar debatet dhe batutat.
Teksa kanë komentuar ndeshjet sportive të kampionatit europian, Altin Sulçe, është shprehur se Paul Pogba, mesfushori i Francës, ka stil ketri, por që ka shumë tangërllik.
Ndërkohë ka ndërhyrë Florian Riza, duke I thënë se ai është dy metra burrë, dhe nuk mund ta krahasosh me ketrin. Pas kësaj përgjigje është ‘revoltuar’ Sulçe, duke thënë se e kishte për stilin dhe jo për madhësinë.
Sulçe: Paul Pogba ka një problem të madh, do të kërkoj veten në fushë, asnjëherë nuk markon tamam. Ka Ëayne Rooney ka bërë një deklaratë që nuk është objective, por është subjektive. Pogba, ka një stil ketri, ka teknik të lartë, bën gjëra të pamundura, po pastaj ka një tarngëllik të patundshëm.
Riza: Ai është dy metra, ketër thotë...
Sulçe: E ke parë ketrin…?
Riza: Ai ëshë trupi më i madh në futboll, dhe ky ketri..është i vogël
Sulçe: Si ka mundësi ne kur bëjmë një krahasim në futboll, ti merr metrin dhe i mat njerëzit, unë po thoja stilin, nuk po thoja madhësinë.
