Banushi: Vendimi i Gjykatës për Teatrin fitore, nga ana penale nuk është zgjidhur asgjë

E ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetarja e Ora News, Keti Banushi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për Teatrin Kombëtar.

Sipas saj, vendimi për pezullimin e ndërtimit të godinës së Teatrit të Ri, është një fitore, por megjithatë sipas saj kjo çështje nuk është zgjidhur ende nga ana penale, pasi janë 5 kallëzime në SPAK dhe 5 të tjera në Prokurorinë e Tiranës.

“Është një fitore e parë për ngritjen e Teatrit. E theksoj se kallëzime për Teatrin ka edhe në SPAK, ka edhe në Prokurorinë e Tiranës. Mesa duket Gjykata Kushtetuese është e para që ka dhënë një vendim për të.

Ajo ka shfuqizuar ligjin që i i kalonte në pronësi Teatrin Bashkisë së Tiranës dhe rrjedhimisht sjell dhe anulimin e ndërtimit të projektit. Të paktën ajo që është  fitore është ajo që është krijuar nga presidenti dhe nga ana aleancës së Teatrit ka qenë që godina e Teatrit të mos jetë në pronësi të Bashksië.

Nga ana procedurale dhe nga ana ligjore është zgjidhur nga Gjykata Kushtetuese, pronësia se kujt i përket godina e Teatrit Kombëtar,m ndërkohë që nga ana penale nuk është zgjidhur ende. Nuk dihet nëse ka pasur persona përgjegjës për shembjen e Teatrit. Mbi 5 kallëzime janë në SPAK dhe mbi 5 të tjera janë me emra konkretë janë në Prokurorinë e Tiranës. “

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar duke pezulluar punimet për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri. Sipas vendimit të Gjykatës projektimi dhe realizimi i projektit të godinës së re të Teatrit është i papajtueshëm me Kushtetutën. Gjykata ka shfuqizuar dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit në pronësi të bashkisë.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Anila Kolgjini