Vlorë/ Nën efektin e alkoolit, vëllai plagos me çifte motrën e tij
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Bishat të Novoselës të Vlorës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije, shtetasi Seit Danaj, rreth 60 vjeç ka qëlluar të motrën Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeç, me armë gjahu çifte.
Mësohet se 66 vjeçarja është plagosur në këmbë, pasi ka marrë një plumb dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën."
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Prezente në zonë janë edhe forcat e FNSH, krahas policisë së Vlorës pasi autori në gjendje të dehur është fshehur në pyllin e Bishanit. Policia ndërkohë postoblloqe policore si në Bishan edhe në Poro.

