Vazhdon të digjet Mali i Tomorrit, banorët dhe helikopterët në "luftë" me flakët

Vazhdon edhe në ditën e pestë e zjarrit në Malin e Tomorrit.

Ndërkohë që disa vatra zjarri drejt neutralizimit, të tjera janë duke u përhapur nga era.

Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë ardhur banorë të fshatrave përreth Tomorrit dhe helikopterë.

Burimet zyrtare nga ADZM Berat  konfirmojnë se deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra.