Operacioni ‘Shpirti’/ Banushi: Pritet të arrestohen edhe prokurorë të tjerë, janë përmendur në përgjime
E ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetarja Keti Banushi, ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin të koduar ‘shpirti’, ku në pranga kanë rënë 28 persona, mes tyre dhe prokurori Maksim Sota.
Banushi është shprehur se operacioni ka nisur që prej vitit 2016 dhe ka përfunduar mëngjesin e ditës së sotme.
Ajo thekson se në bazë të informacioneve jozyrtare, mund të ketë dhe prokurorë të arrestuar, pasi në përgjime janë përmendur emra, por megjithatë ende nuk ka prova. Në lidhje me prokurorin Sota, ajo shprehet se ai nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike, por shoferi i tij.
“Operacioni ka nisur që prej vitit 2016, ka nisur në 2017 dhe ka përfunduar tani. Janë hetime dhe përgjime të kaluara të cilat kanë hedhur dritë aktualisht në këtë momente ku është bërë zbardhja e tyre. Ambasadorja e SHBA, ka qenë dje e pranishme në Prokurorinë e posaçme, ndërkohë që jepeshin masat në mungesë të gjithë personave për të cilën është prerë urdhër arresti. Kim ka qenë tepër aktive javën e fundit.
Dje takoi dhe oficerët e policisë gjyqësore ata të cilët do të merren me hetimet pasi të mbarojnë trajnimet. Nga informacionet që kam kemi katër persona që kanë bashkëpunuar me drejtësinë italiane të cilët kanë nxjerrë emrat, kemi një prokuror të arrestuar momentalisht, por nuk përjashtohet mundësia që në radhët e prokurorëve të kemi edhe të arrestuar të tjerë. Kjo në bazë të informacioneve që nuk janë zyrtare. Prokurori që është arrestuar është lënë në arrest shtëpie, por nga informacionet nuk ka qenë o përfshirë direkt prokurori por shoferi i tij. Edhe dy shoqëruesit e Saimir Tahirit kanë qenë pjesë e këtij trafiku. Ata i garantonin për ngarkesat me lënë narkotike që të kalonin në brigjet italiane.
Duket se SPAK nuk ka informacione të tjera, por gjithsesi nuk i lejohet një prokurori që të ketë pranë vetes persona me precedent penalë. Operacioni është në zhvillim. Mund të kemi edhe persona të tjerë zyrtarë ose ish-zyrtarë të arrestuar., po nuk përjashtohet që të ketë edhe prokurorë të tjerë pasi janë përmendur në përgjime. Dilema e madhe e hetimeve është se ka emra të përfolur por nuk ka edhe fakte konkrete. Kemi 80 persona që u janë prerë fletë arreste, ndërkohë që shtetas shqiptarë janë 38 urdhër arreste, 10 janë nga operacionet e mëparshme. Vazhdon ende kontrolli i banesave dhe i pronave të tyre pasi SPAK në kërkesa të tilla të kësaj natyre ka bërë praktikë që bashkë me kërkesën për caktimin e masave të sigurisë, kërkon paralelisht dhe kontroll banese. “
Në lidhje me SPAK, ka thënë se para krijimit të kësaj strukture, ishin të rralla rastet kur goditej sistemi i drejtësisë. Sipas saj e vetmja strukturë që po punon me kapacitet të plotë është SPAK, pasi tashmë ka një mungesë të madhe prokurorësh në detyrë.
Është një frymë e re, pasi më herët para krijimit të SPAK, ishin të rralla rastet kur goditej sistemi I drejtësisë, ndërkohë që vetëm javën e fundit kemi 3 prokurorë të proceduar, ndërkohë që kemi gjyqtarë të proceduar. Krahas Vettingut që po i shkarkon, kemi edhe prokurorë të arrestuar , dhe të proceduar, që automatikisht pezullohen nga detyra, pra nuk janë në detyrë. Ka një mungesë të madhe të prokurorëve në sistemin e drejtësisë dhe nuk dihet se si do të zgjidhet ky problem. Duket se e vetmja strukturë që po punon me kapacitet të plotë është SPAK.
SPAK ka drejtuar më shumë gjykimin tek vetja por edhe tek policia, pra kemi pesë raste deri tani të efektivëve të policisë të përfshirë në trafikun e drogës, që janë prangosur dhe kjo si pasojë e përgjimeve që kanë dalë. Por ajo që nuk po bën SPAK është se nuk po shkon në administratën shtetërore dhe janë të pakta rastet, ndërkohë që në SPAK kemi dosje të shumta që nuk kanë marrë zgjidhje deri në këto momente, siç është rasti i zgjedhjeve, kemi incineratorët, kemi dosje të tjera që nuk kanë marrë zgjidhjem, ndërkohë që po ecet m e shpejtësi në goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Anila Kolgjini



