Ukrainë-Angli, Italia ndalon futjen në stadium të atyre që kanë qenë 14 ditët e fundit në Britani

Autoritetet e Policisë së Shtetit italian kanë informuar masa që duhen respektuar mbi pjesëmarrjen e publikut në ndeshjen e 3 korrikut në Romë, Ukrainë - Angli, për UEFA 2020.

Kështu, ndalohet pjesëmarrja e tifozëve anglezë dhe ata që kanë tranzituar të paktën 14 ditët e fundit në Britaninë e Madhe.

"Me rastin e ndeshjes së futbollit "Ukrainë-Angli" e planifikuar për në datën 3 korrik, në Stadiumin Olimpik në Romë, UEFA, me propozimin e Departamentit të Sigurisë Publike, miratoi një protokoll në lidhje me kontrollin e emergjencës pandemike mbi pjesëmarrjen e publikut në këtë event sportiv.

Në veçanti, duke iu referuar regjimit aktual rregullator në lidhje me ata që kanë qëndruar ose tranzituar në Mbretërinë e Bashkuar në katërmbëdhjetë ditët e fundit, është vendosur adoptimi i një politike të veçantë për biletat, e cila parashikon bllokun e detyrueshëm të shitjes dhe transferimit të biletave nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme dhe anulimin e kuponëve të shitur për banorët e Mbretërisë së Bashkuar duke filluar nga ora 00.00 e 28 Qershorit. Departamenti i Sigurisë Publike, përveç vendosjes së masave për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ka vendosur kontrolle rigoroze për të verifikuar pajtueshmërinë me dispozitat e lëshuara nga UEFA." - thuhet në vendim.