Operacioni "Shpirti" me 28 arrestime, Kim: Pandëshkueshmëria po mbaron

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me mega-operacionin e sotëm të koduar "Shpirti" i cili çoi në 28 urdhër-arreste në Shqipëri, Irali, Mal të Zi dhe Spanjë për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike.

Ambasadorja Kim thotë se këto rezultate tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron.

"Disa pretendojnë / shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar "asgjë".

E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni aksionin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK & NBI ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht - ndërsa varfërojnë - përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate," shkruan Kim në Twitter.