"Shpirti", Soreca e Çuçi: Lufta kundër krimit të organizuar, afron Shqipërinë me BE, do ketë rezultate të tjera
Luigi Soreca ambasadori i Be-së në vendin tonë ka reaguar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të drogës të koduar "Shpirti".
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Soreca shkruan se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.
Soreca: Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.
Po ashtu, lidhur më këtë operacion ka folur edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili shprehet se ky ishte një proces pastrimi nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese".
Ai madje paralajmëroi se do të këtë edhe a rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë.
Çuçi: Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër operacioni ndërkombëtar për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese. Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit. Hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij. Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, me gjithë kompleksitetin e tij. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë!

