GJK pezullon punimet për Teatrin e ri, Vasili: SPAK të çojë para drejtësisë Ramën dhe Veliaj

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar duke pezulluar punimet për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri.

Sipas vendimit të Gjykatës projektimi dhe realizimi i projektit të godinës së re të Teatrit është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Nënkryetari i LSI-së, petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin dhe shprehet se "Gjykata Kushtetuese foli!!"

Vasili në postimin e tij në Facebook shkruan se "SPAK duhet të çojë Ramën, Veliaj dhe gjithë bandën e Rilindjes që shkatërroi Teatrin përpara drejtësisë, ose ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe është një institucion i kapur."

Postimi i plotë:

"Gjykata Kushtetuese foli per Teatrin!!

SPAK te coje Ramen dhe Veliaj dhe te gjithe banden e rilindjes qe shkaterroi Teatrin, rrahu qytetaret ne mesin e Pandemise, perpara drejtesise, s"ka rruge te mesme ose ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe eshte nje institucion i kapur.

Gjykata Kushtetuese foli!!

Shembja e Teatrit Kombetar, tashme faktohet se ishte nje krim i rende kushtetues dhe ligjor.

Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombetar ne kundershtim me Kushtetuten.

Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise Tirane shkelen Kushtetuten dhe Ligjin ne bashkepunim per te fshire nga memorja kolektive identitetin tone kulturor kombetar.

Sot SPAK duhet te veproje. Kryetari i Bashkise duhet te arrestohet ne Rinas, sapo te kthehet vizita ne Amerika.

Sot Kryeministri dhe ministri i Kultures duhet te merren te pandehur. Ata prishen Teatrin ne kundershtim me Kushtetuten.

Krimi tashme eshte faktuar.

SPAK dhe KLSH duhet te veprojne. Asnje veprim mbi truallin e Teatrit derisa te perfundoje ceshtja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese.

Asnje veprim nuk legjitimohet më.

Bashkia Tirane nuk mund te ndertoje aty asgje, pasi pronesia e saj u shpall antikushtetuese."