Nga java e ardhshme njësi të lëvizshme vaksinimi, Manastirliu: Të tjera ditë të hapura gjatë verës
Në zonat ku qytetarët nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen, do të shkojnë njësitë lëvizëse për për të ofruar këtë shërbim.
Ministrja Ogerta Manastirliu duke ndjekur injektimin e dozave anticovid në Lushnje ka bërë të ditur se shërbimi do të nisë nga java e ardhshme
"Tashmë kemi filluar të jemi dhe në komunitete, pranë të gjithë atyre që nuk kanë mundësi për të ardhur në qendrën shëndetësore për t'u vaksinuar dhe për t'i vaksinuar në shtëpi, sidomos për ët moshuarit që nuk lëvizin dot, sidomos për personat me aftësi të kufizuara," tha Manastirliu.
vec njësive lëvizëse për këto zona, e mundur do të bëhet edhe vaksinimi i të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar në banesat e tyre.
"Ditët e hapura të vaksinimit do të vijojnë, do të kemi ditë të hapura edhe përgjatë muajit korrik dhe gusht në mënyrë që të sigurojmë që sa më shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme të jenë vaksinuar," tha ministrja.
ditët e hapura të vaksinimit do të vazhdojnë edhe gjatë verës ku personat mbi 18 vjeç të interesuar për të kryer dozën anticovid mund ta përfitojnë duke aplikuar përmes E-albanias.
"Njësitë e lëvizshme për vaksinimin janë duke u përgatitur dhe duke filluar nga java që vjen do të jemi në terren për të kryer vaksinimin afër komuniteteve që ende nuk kanë mundur ta marrin vaksinën," u shpreh Manastirliu.
Gjatë ditëve të hapura të vaksinimit të mbajtura në fund të qershorit u kryen rreth 25 mijë të tilla, ndërkohë ë të gjithë vendin janë injektuar 974. 486 vaksina.
