Tetë lojtarët më të spikatur të grupeve në kampionatin evropian

Nga Sterling te Schick e Jorginho, por edhe Lukako e Xhaka

Faza e 1.8 ishte e mbushur me surpriza, shumë futbollistë të kritikuar spikatën mes tyre Sterling, Shik apo edhe Granit Xahka e Lukaku.

Rahem Sterling ishte shqetësimi i madh i britanikeve, por papritmas sulmuesi i Manchester City heshti kritikët duke e tërhequr Anglinë deri në çerekfinale falë performancave të tyre.

Ai është autori i 3 golave nga katër në total që tre luanët kanë realizuar në 4 ndeshje dhe tani pritshmëritë janë rritur maksimalisht ndaj tij.

Sterling ka gjetur formën e tij më të mirë, fluturon me topin në këmbë dhe për më tepër ka rregulluar shënjestrën përpara portës... tani ky është lideri i Anglisë së Southgate.

Belgjika është e mbushur me yje, por mbi të gjithë spikat Romelu Lukaku. Sulmuesi i Interit është lideri i djajve të kuq dhe me shfaqet e tij në fushë ka bërë që tifozët belg të ëndërrojnë... 3 gola në katër ndeshje nuk thonë shumë, por më tepër se statistikat  impakti i tij në skuadër është për tu admiruar. Por pas tij qëndron

Patrik Schick është surpriza e bukur e këtij europiani. Me golat e tij sulmuesi e ka dërguar Republikën Çeke deri në çerekfinale dhe ka bërë tifozët të ëndërrojnë...

4 gola në 4 ndeshje, statistika të shkëlqyera, përpara tij është vetëm Cristiano Ronaldo, por me portugezin që do e ndjekin fazën finale nga ekrani, shik është një kandidat i fortë për Këpucën e Artë.

Radio Jorginho

Në kampin italian e quajnë Radio Jorginho sepse ai nuk ndalet së foluri gjatë ndeshjeve, duke drejtuar gjithmonë shokët e tij të skuadrës. Nëse jeni duke kërkuar aftësi spektakolare ose gola të habitshëm, duhet të kërkoni diku tjetër. Jorginho është truri i vërtetë i kësaj skuadre, një dirigjent i domosdoshëm.

Ukraina e Shevcenkos pas suksesit ndaj Suedisë ëndërron të prek gjysmëfinalet por përballë është Anglia. ... futbollisti kyç është Andriy Yarmolenko ...

Deri më tani ai ka treguar se mbetet krijuesi kryesor i tyre, me dy gola dhe një asistim duke e lejuar atë të kapërcejë rekordin e Shevchenkos për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në gol, duke e çuar numrin e tij të përgjithshëm në 42 gola dhe 21 asiste.

Te Spanja, grupi mbizotëron mbi individualitetet. Ndoshta Sergio Busquets mund ta zërë këtë vend, por aktivizimin i Sarabia në xhiron e tretë të fazës së grupeve ka qenë thelbësore që Spanja të ndryshonte fytyrë. Në dy ndeshjet që lojtari i Parisit ka luajtur kundër Sllovakisë dhe Kroacisë, skuadra ka shënuar dhjetë gola. Dhe Sarabia, përveç shumë lëvizjeve në sulmin spanjoll, ka kontribuar me dy gola dhe një asist.

Granit Xhaka është futbollisti kyç i Zvicrës, jo më kot mban edhe shiritin e kapitenit. Truri dhe shpirti i skuadrës. Performanca e tij me Francës ishte thjesht madhështore...

Danimarka u ngjall papritur nga kompeticioni dhe tani me formën e Kasper Dolberg synon kalimin në gjysmëfinale. Sulmuesi i talentuar ka shënuar dy gola dhe kundër Çekisë kërkon të tretin.