“Veprimi i Ronaldos pas humbjes”/ Kristo: Njeriu duhet ta frenojë veten, është nder të...
I ftuar në emisionin ‘Sport Magazinë’ në Ora News, Maksim Kristo, ka komentuar veprimin e Kristiano Ronaldos, i cili pasi humbi ndeshjen hodhi shiritin në tokë.
Ai është shprehur se Ronaldo është me pasion më të tepruar sesa duhet , por sipas tij gjesti që bëri nuk ishte i duhuri.
Përsa i përket skuadrave ai tha se Franca, Portugalia dhe Gjermania që në fillim kanë futur ujë.
"Ronaldo është një djalë me pasion më të tepruar se sa duhet, se ka momente që njeriu duhet ta frenojë veten. Me gjestin e shiritit që e ka përsëritur edhe herë tjetër, unë si ish-trajner nuk do e kisha qejf sepse shiriti është për atë moment por është edhe për të gjithë jetën tënde. Është nder që të kesh shiritin e një kampioni europe.
Megjithatë ekipet që u larguan duke filluar nga Gjermania, Franca dhe Portugalia, të treja së bashku që në fillim kanë futur ujë. Portugalia bëri tre ndeshje nga të cilat në 1 ndeshje doli relativisht mirë. Gjermania po prapë me një problematikë që nga i heqjes së trajnerit dhe deri në vazhdim. Franca është një ekip shumë madhështor por është i ndërtuar keq, mendërisht, atyre u kishte hyrë vetja në qejf . Edhe një ekip shqiptar për 12-13 minutat do ta kishte mbajtur atë rezultat."

