Kristo: Kampionati evropian ka hyrë në pjesën më të bukur dhe më të fortë të saj

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Maksim Kristo, specialist i sportit është shprehur se kampionati botërorë është më i veçanti se të gjithë kampionatet e tjera.

Më tej ai ka thënë se kampionati evropian është në pjesën me të bukur që mund të ketë një kampionat.

"Ky kampionat është vërtetë i çuditshëm dhe më i veçantë se të gjithë kampionatet e tjera. Pas një pandemia, prisja një dobësi të madhe, por ishte një kampionat me mjaft kuriozitete. Ekipet e mëdha shumica me emra morën rrugën dhe u kthyen në shtëpi. Shoh se kampionati ka hyrë në pjesën më të bukur dhe më të fortë që mund të ketë një kampionat."