“Euro 2020”/ Koka: Beteja më delikate është mes Belgjikës dhe Italisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2021, 17:45
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetari Bledian Koka, ka komentuar kampionatin evropian.
Ai është shprehur se beteja më delikate është mes Belgjikës dhe Italisë, teksa shton se kjo e fundit me atë që ka dhënë në fushë është e mjaftueshme për të dalë fituese.
Italia eksperimenton qentë kundër infektimit Covid 19
1 Korrik, 16:42
"Besoj se të gjithë pajtohemi që beteja më delikate është ajo mes Italisë dhe Belgjikës, për një sërë rrethanash. Potencialisht mendoj se Belgjika është më lartë për shkak të lojtarët. Mendoj se Italia ka bërë maksimumin e vet dhe mendoj se është e mjaftueshme për ta mundur Belgjikën. Por finalet janë ndeshjet e specifikave e momenteve të caktuara që domethënë ça sjellë momenti nuk sjellë moti, siç ishte rasti i Francës dhe Zvicrës."

