Pavarësisht marrëveshjes së përfunduar, sulmuesi qëndron te Barça

Lionel Messit i ka përfunduar kontrata tek Barcelona, por në Spanjë janë të bindur se Bomberi do të qëndrojë te katalansit. Sulmuesi ka marrë një ofertë me shifra stratosferike nga president Laporta dhe marrëveshja duket të jetë thjesht çështje kohe.

Kontrata e Lionel Messit tek Barcelona ka përfunduar , por e ardhmja e tij duket të jetë ende te blaugranat . Edhe pse ende nuk është arritur një  marrvëshje e re, mediat prestigjoze spanjolle pretendojnë se fituesi i 6 topave të artë do të qëndrojë te gjigandet e La Ligës, për një shifër stratosferike parash.

Për të bindur bomberin ta mbyllë karrierën aty ku edhe ka presidenti i Barcelonës i Hoan Laporta i ka bërë një ofertë të parezistueshme argjentinasit.

Sipas El cheringito, fituesit e  6 topave të artë i është ofruar një pagë prej 300 milion eurosh në sezon për dy vitet e para dhe 100 milion të tjera të ndara në tre sezonet e ardhshme . Shofra këto të cilave sulmuesi nuk mund t’u thotë jo aq më tepër kur anës financiare i bashkangjitet edhe lidhja e fortë emocionale që ikona e Barcelones ka me këtë klub.