Nga Rinasi drejt Dubait me 15 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht kosovari

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Policia kufitare e Rinasit ka sekuestruar 15000 euro ndërsa është proceduar penalisht poseduesi i tyre, një 37-vjeçar nga Kosova.

Shtetasi kosovar Sh. Th, po udhëtonte për në Dubai, ndërsa paratë u gjetën të fshehura në çantën që kishte me vete.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.