Zjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar nga flakët

Në ditën e katërt të zjarrit në Parkun Kombëtar të Tomorrit situata vijon të jetë ende alarmante.

Deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë pyje, ndërsa mbrëmjen e kaluar situata është përkeqësuar pasi janë shtuar disa varta të reja zjarri.

Era e madhe e së mërkurës ka favorizuar flakët duke bërë që zjarri të përhapet më tej.

Terreni shumë i vështirë shkëmbor në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Nga ana tjetër pavarësisht ndërhyrjes ajrore ende zjarri nuk është vënë në kontroll.

Problem paraqet dhe djegja e pishave që janë në lartësi, të cilat më pas shkëputen dhe rrezikojnë përhapjen e vatrave të reja të zjarrit.

Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, ndërsa po ndiqen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha.

Zjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar ngaZjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar nga

Zjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar ngaZjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar nga

Zjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar nga

Zjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar ngaZjarri djeg Tomorrin, mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar nga