Sekretari i NATO-s në Kosovë, ndalesa e parë në KFOR, takime edhe me Kurtin e Osmanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2021, 09:20
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.
Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiç, informon NATO në njoftimin për media lidhur me vizitën e tij.

