Goditet krimi kibernetik ndërkombëtar, sekuestrohet rrjeti virtual që kryente sulme kompjuterike

Autoritetet e Policisë Postale italiane të qytetit të Milanos, nën urdhërin e Prokurorisë së këtij qyteti, kanë ekzekutuar megaoperacionin ndërkombëtar të koduar "Palmbeach" i cili ka sekuestruar një infrastrukturë rrjeti virtual e aftë të shifronte gjurmë informatike që përdorej nga grupe kriminale për të goditur viktimat e tyre.

Operacioni përfshiu forca rendi e autoritete gjyqësore europiane, kanadeze, amerikane dhe u koordinua nga Europol, Eurojust e nga Prokuroria e Përgjithshme holandeze.

Operacioni "Palmbeach" zbardhi një rrjet infrastrukture sulmesh kibernetike të tipit Double VPN që përdornin sibole të policisë së disa vendeve e me të cilat kërcënonin e mashtronin viktimat e tyre.

Ky lloj shërbimi rrjeti virtual reklamohej në forume informatike underground ruse e anglosasone e përdorej nga operatorët për të mashtruar e kërcënuar viktimat e tyre përmes sulmeve kibernetike që bllokonin kumpjuterat e klientëve.

Sistemi Double VPN përdorej për të kompromentuar rrjetin elektronik në të gjithë botën e ofrohej me një shërbim të lirë me kosto 22 euro ose 25 dollarë.

Qëndra Europiane kundër krimit informatik Eurojust (EC3), krijoi strategjinë e përbashkët të operacionit mes vendeve pjesëmarrëse përmes rreth 30 mbledhjeve të organizuara për ekzekutimin e fazës finale të  operacionit e kishte komandën virtuale të tij.

Ndërsa Eurojust lehtësoi bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar mes vendeve duke krijuar një qëndër koordinimi.

Prokurori holandez Wieteke Koorn u shpreh se "ky hetim penal ka të bëjë me kriminelë që mendojnë se mund të mbeten anonimë e tregon fuqinë speciale të forcave tona kundër këtyre kriminelëve që dëmtojnë besimin e qytetarëve në teknologjinë e dixhitalizimit".

Ndërsa kreu i shërbimit EC3 të Europol Edvardas Šileris, deklaroi se "ky operacion dëshmoi se forcat e rendit kur punojnë sëbashku kanë efikasitet e i japin një mesazh të fortë kriminelëve se bota e tyre e artë, e sistemeve Double VPN, ka marrë fund."

Në operacionin "Palmbeach", morën pjesë autoritete policore e prokuroritë e Vendeve të Ulëta, të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë, SHBA, Suedisë, Bullgarisë, Italisë, Zvicër, Europol e Eurojust.