Në pritje të plotësimit të Kushtetueses, Soreca takon kreun e KED
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 13:57
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kreun e KED, Ervin Pupe.
"I lumtur që takohem përsëri me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zotin Pupe gjatë turit tim të takimeve me kryetarë të institucioneve të drejtësisë" shkruan Soreca në twitter.
Diplomati europian nënvizon se është e rëndësishme të vazhdohet nga Gjykata e Lartë me emërimin e gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të sigurohet pavarësia e saj e plotë.


