Tetë viktima në pak ditë/ Thirren në Tiranë drejtuesit e drejtorive kriminale në rang vendi

Aksidentet me vdekje por edhe masakra e cila u regjistrua në Velipojë ka bërë që të gjithët zv/drejtorët e policisë të thirrën në një takim në Drejtorinë e Përgjithshmë për të analizuar porositë e lëna nga drejtori Ardi Veliu pak ditë më parë. Po ashtu në fokus të takimit ishin edhe disa porosi të tjera, për të cilat drejtuesve u është kërkuar zbatimi i menjëhershëm i tyre.

20 ditë më parë  drejtori  i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mblodhi të gjithë drejtuesit e drejtorive por edhe shefat e komisariateve pasi situata me rendin nuk ishtë ishte aspak e mirë.

Lidhur edhe më këtë rast ai iu la disa porosi vartësve të tij në mënyrë që situate me kriminalitetin të jetë më e qetë.

Por aksidentet me vdekje dhe vrasja në Velipojë ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të  thirrë në një tjetër takim të gjithë drejtuesit e drejtorive kriminale në rang drejtorish dhe komisariatesh.

Takimi i cili zgjati për rreth 3 orë kishte në fokus detyrat e lëna nga drejtori i Përgjithëm, Ardi Veliu, pak javë më parë.

Në fokusin e diskutimeve dhe bisedave kanë qenë situata e kanabisit në vend, lokalet që personat me të shkuar kriminale frekuentojnë, ndërtimet pa leje si dhe zbulimin e disa ngjarjeve kriminale.

Kjo mbledhje vjen pak ditë pasi Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, paralajmëroi ndryshime në kupolën e shtetit.

Sipas tij ndryshimet do të bëhen në rang drejtuesish të drejtorive por edhe komisariateve.

Pritet që në javët në vazhdim të zhvillohet një tjetër mbledhje për të parë rezultatet e punës dhe zbatimin e porosive. 

5 pikat e qarkores

1. Lokalet që frekuentohen nga personat me precedent kriminal.

2. Informacionet dhe arrestimet e bëra për personat që lëvizin me armë pa leje.
3. Situatën e kanabisit në vend, operacionet, gjetjet.
4. Ku janë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
5. Operacionet për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërtimeve la leje.