Ishte me shpejtësi dhe nuk frenoi dot, dalin pamjet e aksidentit kur makina futet në dyqanin e luleve
Ky është edhe momenti kur makina tip "Golf 5" në Vlorë humb kontrollin dhe futet në dyqanin e luleve.
Aksidenti u regjistrua pasditen e djeshme, 29 qershor, dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përballë nga të cilat duket qartë se mjeti nga shpejtësia e tepërt nuk ka mundur të frenojë në kohë.
Në momentin kur ka dashur të marrë kthesën makina ka rëshkitur duke përfunduar në biznesin aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Ismail Qemali". Drejtuesi i mjetit dhe shoqëruesi i tij janë larguar nga vendi i ngjarjes.
"Pashë makinën e futur në dyqan, erdhi ambulanca dhe policia. Ambulanca iku përsëri poshtë sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap," tha një dëshmitare që pa aksidentin.
