Dhunoi adoleshentin te Liqeni Artificial gjatë karantinës, polici dënohet me punë në interes publik

Katër muaj punë në interes të publikut. Ky është dënimi që Gjykata e Tiranës ka dhënë për efektivin e policisë  pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Glen Ndreu për dhunimin e një 15 vjeçari, ngjarje e ndodhur në maj të 2020 gjatë periudhës së karantinës.

Ngjarja ndodhi gjatë periudhës së karantinës ku adoleshenti u dhunua nga efektivi Glen Ndreu pasi kishte dalë pa leje nga Liqeni Artificial.

Videoja u filmua nga kalimtarë të rastësishëm dhe provokoi reagime të shumta.

Fill pas ngjarjes, policia pezulloi nga detyra efektivin Ndreu, i cili shihej në video teksa godet me shuplakë 15-vjeçarin. Ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin nisi hetim nga Drejtoria e Standarteve. 

I mituri është djali i Zaida Çobos, ish-banore e “Big Brother 8”.