Koka: VKM-ja e Ramës për plazhet ka krijuar konflikte, i vetmi fajtor së bashku me Ardi Veliun  

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ngjarjet e fundit tregojnë se kjo qeveri nuk është në krye dhe e ka braktisur këtë vend.

Koka tha se një VKM që ua heq bashkive kompetencën e lejeve për plazh bashkive në vend dhe ia kalon një agjencie të ministrisë së turizmit dhe sipas tij ky mekanizëm ka prodhuar shumë konflikte dhe që kulmoi me vrasjet në Velipojë.

Koka: Ngjarjet e fundit tregojnë se kjo qeveri nuk është në krye dhe e ka braktisur këtë vend. Ngjarja që ndodhi në Velipojë ishte kulimi i një situate që po ndodh me shelonget. Ka një VKM që ua heq bashkive kompetencën e lejeve për plazh bashkive në vend dhe ia kalon një agjencie të ministrisë së turizmit ku banorët duhet të aplikojnë përmes e-albania. Ky mekanizëm ka prodhuar shumë konflikte dhe që kulmoi me vrasjet në Velipojë.

Deri dje kur çadrat ndaheshin nga bashkitë, nuk kemi dëgjuar një konflikt të tillë dhe nuk kemi pasur ndodhi të tilla, por çuditërisht këtë vit kemi 3 konflikte brenda 3 ditësh, njëri më i rëndë se tjetri. Ajo që është mekanizmi i shtetit si rregullator, nuk është një mekanizëm i tillë, por është një mekanizëm konflikti. Duke e ditur këtë përgjegjësi me VKM-në e tij Rama, Rama ia hedh fajin të tjerëve, kur nën akuzë duhet të jetë Rama. Prandaj ai e prishi terezinë e tij për të thënë se fajin e kanë prokurorët e gjyqtarët. Se ku futet drejtësia me ndarjen e zonave në bregdet, vetëm kryeministri e di. Për Ramën fajin e kanë shqiptarët dhe nuk ka faj Ardi Veliu apo Bledi Çuçi.

Koka shtoi se policinë nuk mund ta fusë në shina Ardi Veliu, si një njeriu që kur ka qenë drejtues policie në Vlorë ka favorizuar kontrabandën e naftës dhe bandën e qenie njerëzore.

Koka: Këtu nuk mbahet asnjë përgjegjësi dhe nuk diskutohet fare që policia nuk është fare në shinat e saj. Policinë nuk mund ta fusë në shina Ardi Veliu, si një njeriu që kur ka qenë drejtues policie në Vlorë ka favorizuar kontrabandën e naftës dhe bandën e qenie njerëzore. Kur bëri Vettingun kishte disa miliona që nuk i justifikonte dot. Këtu duhet kuptuar se ka diçka që nuk shkon. Ka një aksion të njerëzve të Ramës edhe mediatikë për të sulmuar ministrin Blendi Klosi, sikur e ka fajin ai.