Mbytet një tjetër pushues në plazhin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 13:53
Një tjetër viktimë në det. Një person rreth 60 vjeç është mbytur në plazhin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 të kësaj të marte në lagjen 13 Plazh.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

