Ngjela: Krimi ndodh nga korrupsioni në drejtësi, blen prokurorin e gjyqtarin, merr kurajo kur nuk dënohet
I ftuar në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se të gjitha këto ngjarje ndodhin për shkak të korrupsionit në drejtësi.
Ngjela tha se do të kemi në vazhdim krimin e organizuar sepse kapitali kriminal ka lidhje me korrupsionin, pasi vetë korrupsioni shtetëror ka lidhje krimin.
Ngjela: Të gjitha këto ngjarje ndodhin për shkak të korrupsionit në drejtësi. Krimi thotë unë e blej. Gjithë problemi është goditja penale dhe jo zbulimi. Këtu flitet që pushteti gjyqësor i ka liruar. Ne nuk kemi një studim për kriminalitetin dhe se çfarë psikike kemi. Ne jemi në një gjendje që nuk e njohim kriminologjinë. Tani do të kemi në vazhdim krimin e organizuar sepse kapitali kriminal ka lidhje me korrupsionin, sepse korrupsioni shtetëror ka lidhje krimin. Shteti këtu është goditja penale.
Krimi merr kurajo kur shteti nuk e dënon. Komunizmi e zgjidhi çështjen e krimit me forcë. Vite të tëra pa vrasje. Natyra e shtetit tonë është tolerant i korruptuar. Krimineli blen prokurorin ose gjyqtarin. Kur gjithë të tjetër e marrin vesh këtë gjë, e dinë se me para blejnë lirinë. Ne kemi nevojë urgjente për studime të thella për kriminologjinë. Ne nuk e kemi studiuar shoqërinë shqiptare në raport me krimin.
Ngjela shtoi se i kërkon shtetit që të hapet një institut i madh për studimin e kriminologjisë për të studiuar psikikën e krimit.
Ngjela: Ku është parë që 4 veta të vritet për shezlonge. Gjendja që shoh unë është shumë e rëndë. Shteti si do ta ndalojë? Këtu ka krime që ndodhin nga rasti. Se ata mund të jenë njerëz të çmenduar. Ne nuk i dënojmë njerëzit skizofrenë që bëjnë krime. Unë këtu shoh një psikikë të sëmurë. Unë po i kërkoj shtetit që të hapet një institut i madh për studimin e kriminologjisë. Në komunizëm krimi u luftua me frikë dhe jo me bindje. Ne nuk e dimë se cili është morali shoqëror sot, ose bëhet me frikë sikur u bë dikur. Krimi kryesor është korrupsioni.

