Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 4 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete dhe një rast i ri me Covid-19, është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije është infektuar një person në Elbasan.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (28 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar n 24 orë    4

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2954

Testime totale            798,276

Raste pozitive             132,513

Raste të shruara        129,994

Raste Aktive                 63

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          26

Shkodër       14

Durrës           5

Lezhë           5

Elbasan       5

Berat             3

Dibër             2

Kukës           1

Fier              1

Vlorë             1