Shpërthim i fuqishëm në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik në  Elbasan.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë person të lënduar.

Paraprakisht mësohet se  shpërthimi ka ndodhur në një kompani private gjatë një përpunimi ndërsa është dëgjuar disa kilometra larg zonës ku ka ndodhur.