Dollenberg: BE do të dërgojë në gusht vaksina për Shqipërinë, Norvegjia i jep 100 mijë doza Kosovës

Në një intervistë për Ora News, doktoresha Aurora Meta Dollenberg, u shpreh se mjekë kemi bërë presion te BE, që preja tjetër e buxhetit të përdoret që të vijë një pjesë tjetër dozash dhe po ashtu për pajisje diagnostifikuese e medikamente.

Dollenberg tha se Norvegjia na ka dhënë një lajm shumë të mirë ku janë miratuar një sasi prej 100 mijë vaksinash për Kosovën.

Dollenberg: Shqipëria ka përfituar nga BE mbi 140 mijë doza vaksinash anti-covid. Ne si mjekë kemi bërë presion te BE, që preja tjetër e buxhetit të përdoret që të vijë një pjesë tjetër dozash dhe po ashtu për pajisje diagnostifikuese e medikamente që duhet të futen në sistemin shëndetësor shqiptar. Përtej frikës që kemi për shpërthimin e një tjetër pandemie me rastet delta dhe mutacioneve te tjera, që është një urgjencë, ne përsëri kemi arritur konkluzionet tona së bashku me BE-në.

Norvegjia na ka dhënë një lajm shumë të mirë, në mënyrë që të përfitohet për vaksinat, dhe është miratuar një sasi prej 100 mijë vaksinash për Kosovën. Edhe në këtë pikë ne kemi arritur që të shpërblejmë punën tonë. Në këtë rast bëhet fjalë për vaksiant AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Ajo shtoi se në rang evropian shumë pak persona janë prekur nga varianti i ri Delta, ku Anglia është prekur pak më shumë sepse ka më shumë marrëdhënie me Indinë.

Dollenberg: Në rang evropian shumë pak persona janë prekur nga varianti i ri Delta. Anglia është prekur pak më shumë sepse ka më shumë marrëdhënie me Indinë, ndërkohë Gjermania është e prekur shumë pak, pasi ka mbyllur vendin ndaj udhëtimeve me Indinë. Vigjilenca është e lartë, pasi vdekshmëria e këtij mutacioni është më e madhe se versionet e tjera. Me këto ritme të vaksinimit dhe disiplinimit të popullatës, nuk pritet një rritje e theksuar e pandemisë, nëse respektohen të gjitha këto rregulla. Vaksina është e sigurt dhe efikase, edhe ndaj versioneve të reja.